Haxhiu: Qytetarët e Prishtinës nuk e durojnë tradhtinë e Shpend Ahmetit

Prishtina

Haxhiu: Qytetarët e Prishtinës nuk e durojnë tradhtinë e Shpend Ahmetit

Nga: A.M. Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 21:42
Shpend Ahmeti dhe Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Shpend Ahmeti nuk do të fitonte si kandidat i PSD-së.

Po ashtu, ajo në një postimi në Facebool ka shkruar se ai flet për shkarkimin e  Arben Vitisë dhe  Nora Kelmendit dhe se qytetarët e Prishtinës nuk e durojnë këtë tradhti.

Postimi i plotë:

Shpendi tradhtoi qytetarët e Prishtinës në momentin kur u largua nga VV dhe nuk dorëzoi mandatin e Kryetarit që e fitoi duke garuar si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE, natyrisht kurrë nuk do të fitonte si kandidat i PSD-së ????

Tani flet për shkarkim të Arbenit dhe Norës, flet për shkarkimin e dy drejtuesve të jashtëzakonshëm të drejtorive në Komunën e Prishtinës!

Qytetarët e Prishtinës nuk e durojnë këtë tradhti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat