Prishtina dyfishon buxhetin për subvencionimin e sportit - Bota Sot
Prishtina dyfishon buxhetin për subvencionimin e sportit

Prishtina

Prishtina dyfishon buxhetin për subvencionimin e sportit

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 10:41
Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha, ka takuar me radhë klubet sportive të kryeqytetit

Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha, ka takuar me radhë klubet sportive të kryeqytetit për t’u njoftuar nga afër me problemet e tyre dhe për të gjetur bashkërisht zgjidhjet.

Drejtoria e Sportit sipas një komunikate të komunës, ka për synim masivizimin dhe ngritjen e cilësisë në sport, duke ofruar përkrahje të vazhdueshme për klubet, shoqatat dhe individët me aftësi të posaçme kreative, me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.

“Në kuadër të kësaj, për vitin e ardhshëm është dyfishuar buxheti për subvencionimin e sportit në Prishtinë. Komuna pret nga aplikuesit për subvencione seriozitet më të madh në prezantimin e projekteve të tyre, si dhe do të kërkojë llogaridhënie për buxhetin e shpenzuar. Përgjatë këtyre takimeve u fol edhe për përzgjedhjen e sporteve të vitit, si dhe për mundësinë e plotësim-ndryshimeve të kritereve për subvencionim konform rregullores në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Sport, thotë se është e angazhuar që të krijojë kushte sa më të mira për sportistet dhe sportistët e Kryeqytetit, dhe ka në plan të shtojë investimet për të përmirësuar infrastrukturën e këtij sektori të veçantë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test