Ahmeti thotë se nuk ka pasur dhe s’do të ketë diskutime për koalicion me PDK-në - Bota Sot
Ahmeti thotë se nuk ka pasur dhe s’do të ketë diskutime për koalicion me PDK-në

Prishtina

Ahmeti thotë se nuk ka pasur dhe s’do të ketë diskutime për koalicion me PDK-në

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:46
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë vizitës në Pallatin e Rinisë u është përgjigjur medieve në pyetjen lidhur me shkarkimin e dy drejtorëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, drejtor i Shëndetësisë  dhe Nora Kelmendi nga Drejtoria e Kadastrit.

Gazetarët e kanë pyetur Ahmetin se a do të ketë koalicion me Partinë Demokratike pas këtyre shkarkimeve, por ai është përgjigjur negativisht në këtë pyetje, raporton EO.

Ahmeti tha se nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë diskutime për një koalicion të tillë.

“Absolutisht jo. Mendoj që tashmë e kam bërë të qartë. Nuk ka pasë diskutime dhe nuk do të ketë diskutime për koalicion me PDK-në. Situata në relacion me Vetëvendosje është bë e paqëndrueshme, janë bërë pesë muaj prej që kam dërgu ofertë zyrtare me numër më të madh të drejtorive për LVV-në, katër gjithsej, dhe iu kam thënë se në qoftë se vazhdon kështu pas gjashtë muajve do ta emërojmë edhe drejtorin e pestë nga LVV. Përveç që nuk kanë dhënë përgjigje, kanë vazhdu me sulme të përditshme të aktivistëve, në të njëjtën kohë nuk e kanë miratu asnjë propozim që e kam dërgu. Përkundrazi kanë bë edhe shumë gjëra tjera”, ka thënë ai.

Ahmeti gjatë ditës së djeshme shkarkoi dy drejtorë të komunës të cilët vijnë nga rradhët e Vetëvendosjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...