Ahmeti arsyeton shkarkimin e drejtorëve të VV-së, mohon koalicion me PDK-në - Bota Sot
Ahmeti arsyeton shkarkimin e drejtorëve të VV-së, mohon koalicion me PDK-në

Prishtina

Ahmeti arsyeton shkarkimin e drejtorëve të VV-së, mohon koalicion me PDK-në

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:26
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e ka arsyetuar shkarkimin e drejtorëve të tij që vinin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij Prishtina është shumë më e madhe se çdo ego e inat politik, dhe se nuk mund të sakrifikohet kryeqyteti për çështje personale.

Gjatë vizitës që i ka bërë sot Pallatit të Rinisë, Ahmeti tha se nuk do të ketë koalicion me PDK-në.

Ahmeti: Nuk mundem të sakrifikojmë Prishtinën për shkak të inateve

“Situata në relacion me Lëvizjen Vetëvendosje është bërë e paqëndrueshme. Ka  5 muaj që i kam dërguar ofertë zyrtare me numrin më të madh të drejtorive komunale. Përveç që nuk kanë dhënë përgjigje, ata kanë vazhduar me sulme të përditshme të aktivistëve, por dhe komunikata zyrtare. Të njëjtën kohë nuk e kanë votuar asnjë propozim të cilin e kam dërguar, përkundrazi, kanë bërë edhe shumë gjëra të tjera. Nuk mundem të sakrifikojmë Prishtinën për shkak të inateve e egove personale”, tha ai

 Ndërsa,  për drejtorin Yll Rugova të cilin nuk e ka shkarkuar  Ahmeti ka thënë të mos jetë në dijeni nëse ka dal në punë sot.

Sipas tij është çështje e Rugovës  se a do të qëndrojë apo jo në kabinetin qeverisës.

Ahmeti: Nëse e sheh më të rëndësishëm partinë se sa Prishtinën, është vendim i tij

“Unë po e them në qoftë se ai e sheh partinë më të rëndësishme se Prishtinën në rregull, është vendim i tij, unë iu kam dhënë çdo rast që të punojnë, nuk asgjë personale me asnjë prej drejtorëve, thjesht po e them është bërë e paqëndrueshme për punën”, tha Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës po ashtu mohoi se ish drejtori i Telekomit, Gent Begolli pritet që të bëhet nënkryetar i kryeqytetit, pasi që siç tha Ahmeti nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ana e partnerit të koalicionit, AAK.

Drejtorët e shkarkuar nga ana e Shpend Ahmetit, sot në një konferencë për media nuk ka pasur guxim që t’u del përballë atyre por shkarkimin e ka bërë nëpërmjet mediave.

Ndërsa Rugova ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë më drejtor pasi që sipas tij prej ditës së djeshme VV është larguar nga komuna e Prishtinës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test