Edhe sot në Prishtinë ajri i pashëndetshëm

Prishtina

Edhe sot në Prishtinë ajri i pashëndetshëm

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Me uljen e temperaturave, në Prishtinë është rritur shqetësimi nga ajri i ndotur.

Nga matjet që bëhen nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, rezulton se sot niveli i ndotjes së ajrit është 118.

Në mungesë të alternativave, shpesh si pasojë e kushteve ekonomike, qytetarët e Prishtinës zgjedhin mundësinë më të lirë për ngrohje e që është thëngjilli.

Kjo metodë e ngrohjes, si më e lira e mundshme, sjell më vete edhe të këqija të shumta, jo vetëm për shtëpitë a objektet tjera që e përdorin atë, por edhe për tërë qytetin.

Dëshmi për këtë është edhe cilësia e ajrit që këtyre ditëve është përkeqësuar në masë të madhe.

Siç bëhet e ditur në matjen nga Ambasada, ky nivel i ajrit të ndotur do të vazhdojë edhe nesër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat