LVV: Ka dyshime për një lidhje korruptive të Shpend Ahmetit në Albi Comerc - Bota Sot
LVV: Ka dyshime për një lidhje korruptive të Shpend Ahmetit në Albi Comerc

Prishtina

LVV: Ka dyshime për një lidhje korruptive të Shpend Ahmetit në Albi Comerc

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 13:03
Liburn Aliu

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje thotë se Shpend Ahmeti po qeverisë me Prishtinën siç të tjerët kanë bërë dikur, dhe në këtë formë po e degradon kryeqytetin. Ata thonë se Ahmeti nuk po i pengon më ndërtimet pa leje, meqë ai vet mund jetë i përfshirë në lidhje korruptive me raste të tilla.

Në Lëvizjen Vetëvendosje po thonë se është kthyer fenomeni i ndërtimeve pa leje në komunën e Prishtinës.

Në një konferencë me gazetarë, Arbër Vokrri përmendi ndërtesën e investitorëve të Albi Comerc (Albi Mall) në Veternik, ku tha se në pjesën më të rëndësishme të punimeve aty mungon leja e komunës.

Duke përmendur një shkrim të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti të publikuar në llogarinë e tij Tëitter, ku shprehet i lumtur për arritjen e disa brendeve botërore në Albi Mall, Vokrri ngrit dyshimet se Ahmeti mund të jetë aksionar në atë biznes apo të jetë i ngarkuar me marketingun aty.

Vokrri: Është dyshimi për mundësinë e një lidhje korruptive të Shpend Ahmetit në Albi Comerc

“Sa i takon lajmit të mirë të ardhjes së brendve të njohura në Prishtinë, mund të themi që brendi në fjalë nuk ka qenë as i pari as i fundit, brende të e njohura kanë ardh dhe vazhdojnë të vijnë, por pse i bëhet reklamë pikërisht këtij brendi, pikërisht në Albi Mall, pikërisht pas denoncimit të punëve pa leje që po bëhen aty. Lind natyrshëm pyetja tjetër, a mos vet kryetari i komunës është aksionar në këtë biznes apo mos e ka punësuar ndonjë familjar të tij aty, apo mos e ka marrë përsipër marketingut e kompanisë apo kompanive në fjalë. Gjithë kjo rrjedhë ngjarjeve na forcon dyshimin për mundësinë e një lidhje korruptive në këtë mes, madje ne kemi marrë informacion për të cilin jemi në proces të konfirmimit se fjala është për një interes të ngushtë të kryetarit të komunës me Albi Comerc”, tha ai.

Ndërsa Librun Aliu përmendi dy objekte në qytetin e Prishtinës, njëra në rrugën “Agim Ramadani” dhe tjetra në “UÇK”, për të cilat kujtoi se ishin pika kryesore e fushatës së LVV kur po kandidonte Ahmetin për kryetar të kryeqytetit. Sipas tij, sot punimet në ato dy ndërtime pa leje po zhvillohen dhe janë në finalizim.

Kjo sipas Aliut ka një prapavijë që siç tha ai shumë shpejte do të shpërthejë diçka e madhe lidhur me dy ndërtimet në fjalë.

Aliu: Puna me ndërtimet pa leje a do të lidhet me kryeministrin apo presidentin?

“Këtu kemi të bëjmë jo thjesht me një lejim të ndërtimit pa leje, por kemi të bëjmë me rikthim të degradimit të të shkuarës në Prishtinë, këtu ka diçka edhe më tepër. Shpendi po qeverisë tani si u qeveris dikur në Prishtinë, dhe ashtu si qeveriset me Kosovën tash e sa vite. Shpendi për nga qeverisja po i përngjan Ramushit, dhe këta dy bashkë secilit kryeministrit të Kosovës deri tani, dhe t’u përngjash atyre nuk është kaq e thjeshtë, duhet të jesh në gjendje të thyesh shumë kufi dhe nuk ndalon kjo vetëm më ndërtimet pa leje. Andaj dua t’i bëj një pyetje mjaft të drejtpërdrejtë Shpendit, pasi dua të di çka po ndodh në qytet, pasi me këtë që po shoh pres që shpejtë të shpërthejë diçka më e madhe, nuk është thjesht ndërtim pa leje ka diçka prapa, diçka shumë të madhe, do të shpërthej diçka së shpejti andaj do të pyes a do të lidhet kjo me kryeministrin Haradinaj apo presidentin Thaçi?”, tha ai.

Kujtojmë se disa ditë më parë në gjigandi i modës Inditex Group – Zara ka hap shtatë dyqane në Kosovë, përkatësisht në ndërtesën Albi Mall në Veternik të Prishtinës./

VV: Shpend Ahmeti po kthen degradimin në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti se po e kthen degradimin në kryeqytet.

Ata kanë përmendur brendet e reja që kanë arritur në Albi Mall, qe sipas tyre ajo pjesë e objektit është pa leje, dhe LVV dyshon që Shpend Ahmeti është i përfshirë ndoshta edhe si aksionar aty.

Liburn Aliu përmendi dy objekte të tjera në Prishtinë ku tha se ato janë simbole të ndërtimeve pa leje por që Ahmeti tash po i lejon punimet aty.

"Në dy objekte po punohet intensivisht. Duke ditë nivelin e presionit që kemi pas atëherë, po kthehet degradimi në Prishtinë, Shpendi po i përngjanë Ramushit për nga qeverisja, Shpendi po qeverisë siç është qeverisë Prishtina dikur. Pres që së shpejti të shpërthejë diçka më e madhe. Nuk është thjesht ndërtim pa leje por diçka më shumë. A lidhet kjo me kryeministrin Haradinaj apo presidentin Thaçi, kjo është pyetja ime për të", tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test