Edhe sot kanë vazhduar reduktimet e energjisë elektrike në kryeqytet.
Lagjet më të prekura sot nga ndërprerja e energjisë elektrike janë Arbëria, qendra e qytetit dhe lagjet tjera.
Kp ju sjell disa foto se si duket qendra e qytetit tani pa energji elektrike, ku nuk janë duke punuar as semaforët. Të vetmet drita që shihen, janë ato të automjeteve.
Dje shumë lagje të kryeqytetit kanë pasur reduktime të energjisë elektrike, me orar 4 orë me rrymë, 4 pa rrymë.