Sejdiu: Shtretërit e rinj janë modern dhe të përshtatshëm për klinikat

Prishtina

Sejdiu: Shtretërit e rinj janë modern dhe të përshtatshëm për klinikat

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:13
Basri Sejdiu

(E plotësuar) - Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu ka dal sot në një konferencë për media ku ka folur në lidhje me blerjen e shtetërve të rinj për pacientët.

Sipas tij të gjithë 750 shtretërit  janë modern dhe  të dimensioneve të ndryshme në mënyrë që të munden me iu përshtat secilës klinikë.

Sejdiu tha se  blerja e tyre ka ndodhur për shkak të përmirësimit të gjendjes për pacientët, në mënyrë që ata të ndihen sa më komod.

Sejdiu:Shtretërit janë modern të dimensioneve të ndryshme

“Në kuadër të reformave që jemi dukë bërë janë dhe blerja e pajisjeve, blerja e shtretërve…iniciativa jonë ka qenë që të blejmë sa më shumë shtretër të rinj me standarde evropiane dhe kriteret kanë qenë të tilla që shtretërit që përdoren në evropë të jenë dhe për pacientët tanë, që ata ta ndihen mirë… Me 750 shtretër  të blerë, mendoj që të gjithë janë modern, aty ka dimensione të ndryshme… ata janë shpërndar me në gjitha klinikat, asnjë shtrat nuk është jashtë, të gjitha klinikat i kanë marr shtretërit, kemi dimensione 1.7, 1.97, mes tyre kemi shtretër të cilët bartin pacientët”, tha ai.

Ndërsa, shtoi se aty ku  pacientët mund të bartën, ka shtretër që mund të jenë më të qasshëm që mund të kalojnë në dhoma. Sipas Sejdiut  ata kanë bërë gjithçka që t’iu përshtaten pacientëve, sepse siç thotë ai nuk mund të ndërrohet një objekt i tëri, por e rëndësishme është rehatia e pacientëve.

Sejdiu theksoi  se reformat në shëndetësi veçse janë të dukshme. Sipas tij këto shihen në të gjitha fushat. Ai përmendi dhe sukseset që po i arrijnë me shërbimet njëzet e katër orëshe, duke theksuar se këto kanë bërë që pacientëve t’iu kursehen të holla.

Sejdiu:Reforma do të përfshi gjithë infrastrukturën e QKU-së

“Në shëndetësi jemi me hapa të përshpejtum tu bo  reforma dhe atë duke e llogaritur se gjithmonë në qendër e kemi pacientin dhe krejt çka bohet e bëjmë për pacientin. Kemi filluar në reforma duke e përmirësu infrastrukturën, duke furnizuar klinikat me pajisje të reja dhe duke rekrutuar staf të ri, viti 2018 ka qenë rreth 300 të punësuar…shumë shërbime i kemi bërë 24 orësh, krejt këto çka jemi duke bërë është që të përmirësohen shërbimet shëndetësore, qoftë ato 24 orëshe në ato ku kemi patologji më të shpeshta të jenë sa më të qasshme dhe të lehta…  në mënyrë që trajtimi i pacientëve tanë të ndodh në institucionet dhe klinikat tona”, tha Sejdiu.

Dje është raportuar se QKU ka blerë shtretër pa bërë planifikimin e duhur, ku gjerësia dhe madhësia e tyre nuk janë  përshtatë infrastrukturës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Sejdiu: Shtretërit janë adekuat

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu ka reaguar në lidhje me blerjen shtretërve të rinj, duke thënë se janë modern, të dimensioneve të ndryshme dhe japin mundësinë për lëvizje të pacienteve.

Ai tha se në kuadër të reformave shëndetësorë janë edhe përmirësimi i infrastrukturës, sipas tij të gjitha këto janë bërë që pacienti të ndihet sa më komod.

“Në kuadër të reformave janë edhe blerja e shtretërve, iniciativa jonë ka qenë që sa më shumë të blejmë shtretër të rinj, 750 shtretër janë modern, ka dimensione të ndryshme, kemi 1.7, 1.97 dhe kemi shtretër që japin mundësinë për lëvizje të pacienteve. Të gjithë shtretërit janë mendu për shkak të akomodimit, përshtatja e pacientit që shtrati të jetë adekuat, modernizimin duhet ta vazhdojmë dhe në regjine tjera”, tha Sejdiu

Sejdiu shtoi se reformat veçse janë të dukshme, sipas tij këto shihen në të gjitha fushat. Ai përmendi dhe sukseset që po i arrijnë me shërbimet njëzet e katër orëshe, duke theksuar se këto kanë bërë që pacientëve t’iu kursehen të holla.

“Në shëndetësi me hapa të përshpejtuar jemi duke bërë reforma, përmirësuar gjithë infrastrukturën, aparaturën, stafin në mënyrë që gjithë kjo t’i përmirësoj shërbimet shëndetësore. Shumë shërbime janë bërë 24 orësh, krejt këto janë në vazhdën e përmirësimeve, ky riorganizim dhe mund të vërehet, njëjtë jemi duke vepruar në gjitha klinikat në mënyrë që trajtimi i pacienteve të ndodhë brenda klinikave tona”, tha ai.

Ndryshe, dje është raportuar se QKUK ka blerë shtretër pa bërë planifikimin e duhur, gjerësia dhe madhësia e tyre nuk iu përshtatet objekteve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat