Policia jep detaje për therjen me thikë në “Ulpianë”

Prishtina

Policia jep detaje për therjen me thikë në “Ulpianë”

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 21:30
Foto

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për therjen me thikë që ka ndodhur në lagjen “Ulipana”, në Prishtinë.

Rreth orës 20:00, në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, një person është therur me thikë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për lajmi.net, se i plagosur ka mbetur 17-vjeçari me inicialet A.K.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për lajmi.net, se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Ulpiana”.

“Rreth orës 20:00, kemi pranuar një informacion për një therje me thikë në një lokal në lagjen Ulpiana. Në vendin e ngjarjes ka dalë mjenëherë nëjsitet e nevojshme policore. Sipas informacioneve fillestare një person A.K, 17-vjeçar është plagosur me një armë të ftohet, që dyshohet të jetë thikë”, ka deklaruar Kransiqi për lajmi.net, i cili shtoi se viktima është dërguar për tretman mjekësorë.

Ai po ashtu ka deklaruar se, Polica po merret me identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat