Nis grumbullimi i mbeturinave të vëllimshme në Prishtinë

Prishtina

Nis grumbullimi i mbeturinave të vëllimshme në Prishtinë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:05
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës përmes kompanisë së kontraktuar “Pastrimi”, organizon aksionin vjeshtor për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si shtretër druri ose metali, dollapë druri ose metali, tavolina druri ose metali, karrige druri ose metali, pajisje të kuzhinës, gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Sipas njoftimit të komunës, aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në 5 zona të ndryshme të qytetit.

“26.11.2018 e hëne – Lagjja e spitalit, Bregu i Diellit, Lagjja Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Lagjja Vellusha, Lagjja Velania; 27.11.2018 e marte – Medrese; Gjinaj; Taslixhe; Qamëria; 28.11.2018 e mërkure – Kalabri; Qendër; Dardani; Lakrishte; Ulpianë; Hajvali; Veterniku; 29.11.2018 e enjte – Kodra e Trimave;30.11.2018 e premte – Arbëri; Tophane; Lagjja Përroi i njelmët. Qytetarët obligohen që në lagjet e caktuara, sipas datave, t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre. Ose, në periudhën kohore nga 26 deri më 30 nëntor, t’i sjellin ato vet në kompaninë “Pastrimi”. Informacionet shtesë në numrin pa pagesë 0800 77 123”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat