Ajri në Prishtinë i pashëndetshëm

Prishtina

Ajri në Prishtinë i pashëndetshëm

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Edhe sonte Prishtina ka ajër të ndotur e të pashëndetshëm.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, cilësia e ajrit del të jetë 104.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat