Dhuna ndaj grave - Newborn në ngjyrë portokalli

Prishtina

Dhuna ndaj grave - Newborn në ngjyrë portokalli

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 17:35
New Born bëhet portokalli

(E plotësuar) - Zyra e UN Women në Kosovë, me rastin e ditëve globale kundër dhunës në baza gjinore, ka mbajtur sonte një aktivitet simbolik në qendër të Prishtinës, duke bërë ndriçimin e obeliskut New Born me ngjyrë të portokalli.

Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe është pjesë e fushatës globale 16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Rozafa Kelmendi, menaxhere e këtij projekti, ka thënë se arsye e përzgjedhjes së këtij lokacioni është se në të gjitha shtetet përzgjidhet një vend me simbolikë që përçon mesazhin me shkronjat “N” “O” që  nënkupton  jo dhunës.

Kelmendi: Sonte po ndriçojmë atë që konsiderohet objekt ikonë e Prishtinës

“Këtë vit, Prishtina i bashkohet kësaj nisme me ndriçimin e një sërë objektesh, më herët kemi pasur ndriçimin e ndërtesës së qeverisë, parkut të qytetit, komunës së Prishtinës dhe disa objekteve të tjera. Ndërsa sonte po ndriçojmë atë që konsiderohet si objekt ikonë e Prishtinës, ‘New Born’. Ngjyra portokalli është ngjyra zyrtare e fushatës dhe ka për qëllim kthimin e vëmendjes te rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave, dhe njëkohësisht simbolizon një të ardhme të ndritur pa dhunë”, ka thënë ajo.

Kelmendi tha se pavarësisht se ka një rritje të vetëdijes këtë vit, dhuna ndaj grave dhe vajzave në Kosovë vazhdon të jetë e pranishme.

Kelmendi: Këtë vit kemi shtim të rasteve të raportuara

“Fatkeqësisht, dhuna ndaj grave dhe vajzave në Kosovë është njëra ndër shkeljet e të drejtave të njeriut që kalon më së paku e raportuar. Kjo ndodh edhe në Kosovë, në bazë të një hulumtimi të bërë më herët, përgjigjet kanë qenë që 68 për qind të vajzave dhe grave,  njëherë gjatë jetës së tyre kanë përjetuar një formë të dhunës në baza gjinore, mirëpo rastet e raportuara janë shumë të vogla. Këtë vit kemi shtim të rasteve të raportuara, ne shpresojmë që kjo të jetë si rezultat i vetëdijesimit të viktimave për këtë shkelje”, tha Kelmendi.

Ndërsa, Hysen Aliu, qytetar, ka thënë se të drejtat mes grave dhe burrave duhet të jenë të barabarta.

Aliu: Unë nuk mundem me pas të drejtë ma shumë se gruaja

“Gratë kanë drejta të barabarta me burrat. Unë nuk mund të kem të drejta më shumë se gruaja vetëm pse ajo është femër e unë jam mashkull - jo”, ka thënë Aliu.

Kjo ngjarje është vetëm një nga rreth 100 aktivitete që do të organizohen në tërë Kosovën si pjesë e fushatës 16 ditë të aktivizmit. 

Stop dhunës ndaj grave, New Born bëhet portokalli

UN Women në Kosovë, në rastin e ditëve globalë kundër dhunës në baza gjinore ka mbajtur një aktivitet simbolik, në qendër të Prishtinës, duke bërë ndriçimin me ngjyrë të portokalli, obeliskun, “New Born”.

Krejt kjo bëhet në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi mbi dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Rozafa Kelmendi, menaxhere e këtij projekti ka thënë se arsye e përzgjedhjes së këtij lokacioni është se në të gjitha shtetet përzgjidhet një vend me simbolik që përçon një mesazh.

“Ngjyra portokalli simbolizon një të ardhme më të ndritur pa dhunë për gratë dhe vajzat”, tha ajo. Ndryshe, dhuna ndaj grave në Kosovë është një fenomen mjaft negativ që po shfaqet në Kosovë, ku vetëm para disa muajve, burri ka vrarë gruan dhe vajzën e tij në Gjakovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat