Shtylla elektrike rrezikon banorët e fshatit Lebanë

Prishtina

Shtylla elektrike rrezikon banorët e fshatit Lebanë

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 21:19
Lebanë

Banorët e fshatit Lebanë të komunës së Prishtinës, rrezikohen nga një shtyllë elektrike e cila mund të bie në mes rrugës nëse nuk ndërmerren masa për ndërrimin e saj.

Banorët thonë se shtylla mund t’i rrezikojë banorët seriozisht.

Ata kanë thënë se e kanë lajmëruar KEDS-in dhjetëra herë por këta të fundit nuk kanë shprehur interesimin për të intervenuar.

Image

“Shtylla gjendet në mes të rrugës dhe është gati duke u rrëzuar. Nëse rrëzohet mund të mbysë ndonjë fëmijë. Ne kemi folur shumë herë me personat përgjegjës të KEDS-it, por ata ende nuk kanë ardhur për ta rregulluar”, ka thënë një banor i fshatit.

Lidhur me këtë, media ka tentuar të thërras zëdhënësin e KEDS-it Viktor Buzhala, por ky i fundit nuk e ka hapur telefonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat