Bujar Gashi emërohet drejtori i shendetësisë në Komunën e Prishtinës

Prishtina

Bujar Gashi emërohet drejtori i shendetësisë në Komunën e Prishtinës

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 14:18
Bujar Gashi

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se ka emëruar Bujar Gashin drejtor të shendetësisë.

“Dr. Bujari është specialist i mjekësisë familjare dhe trajner i akredituar për Mjekësi Familjare. Në vitin 2016 e kemi zgjedhur si drejtor të Qendres së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka treguar rezultate të matshme në fushën e urgjences dhe menaxhimit shëndetësor”, ka njoftuar Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës ka arsyetuar vendimin e tij për emërimin e Gashit, duke thënë se bazuar në rezultatet në punë dhe njohjen e Shëndetësisë Primare në komunë, Gashi është zgjedhja e duhur për ta vazhduar reformen në Shëndetësinë primare në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat