Zafir Berisha i quan kopukë, pinjollë e pleshta kundërshtarët e përpjekjeve për ndryshime në UPz

Prizreni

Zafir Berisha i quan kopukë, pinjollë e pleshta kundërshtarët e përpjekjeve për ndryshime në UPz

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 21:22
Zafir Berisha

Përmes një postimi në FB, deputeti dhe kryetari i Degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha, i ka quajtur kopukë, pinjollë e pleshta kundërshtarët, e siç thotë ai përpjekjeve për ndryshime në UPz.

Postimi i plotë:

Përpjekjet e “kopukëve” të “Klanit Pronto” dhe pinjollve “pleshtave” të tyre, po dështojnë që Universitetin e Prizrenit ta mbajnë pengë në duart e hajdutëve dhe kusarëve të cilët për vite të tëra kanë devalvuar çdo gjë edukative e shkencore në këtë universitet!

Artan Nimani nga Dushkaja e Gjakovës, Ragip Gjoshi nga Komorani e Ylli Kortoqi nga Tropoja me ndihmën e Kadri Kryeziut nga Pagarusha e disa pseudointelektualve të tjerë si përfaqësues të bandave kriminale, duke manipuluar një grumbull “studentësh” me çdo kusht dhe çdo çmim mundohen të pengojnë ndryshimet e shumëpritura në U.Pz.

Universiteti i Prizrenit që nga themelimi ka qenë çdo gjë ,vetëm i Prizrenit nuk ka qenë!

Në momentin që ka përpjekje për me i dhanë kuptimin

që e meriton dhe me ju kthyer misionit për të cilën është themeluar U.Pz, pseudointelektualët të “hunit e konopit” me ndihmën edhe të disa legenëve në organet e drejtësis, bëhen bashkë duke i manipuluar edhe një grumbull “studentësh”për ti shtuar përpjekjet e fundit , sikurse gomari me shqelmat e fundit para se me ngordh, me penguar ndryshimin pozitivë… Universiteti i Prizrenit nuk është pronë private e askujtë , prandaj ju hajdut e kusarë hiqni dorë se u behet “gazi botës” dhe leni studentët të studiojnë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat