Rrëshqitje gurësh në rrugën Prizren-Prevallë

Prizreni

Rrëshqitje gurësh në rrugën Prizren-Prevallë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 23:41
Rrëshqitje gurësh në rrugën Prizren-Prevallë
 

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka treguar për gjendjen e rrugës për në Prevallë.

“Për shkak të shiut dhe stuhisë, rruga për Prevallë segmenti Prizren-Reçanë, në shumë vende ka pasur rrëshqitje të gurëve, që paraqesin rrezik për vozitësit. Pas kontaktimit të Drejtorisë së Emergjencave ekipet kanë dalë në terren për pastrim”, ka thënë Haskuka.

“Po ashtu mbi fshatin Mushnikovë ka të reshura të dendura të borës dhe qytetarët duhet t’i kenë pajisjet dimërore. Edhe pse kjo rrugë është rajonale dhe kompetencë e Ministrisë, ne si komunë falënderojmë kompaninë e kontraktuar për përgjigje të shpejtë ndaj kërkesës sonë dhe intervenimin”, ka shtuar më tej ai.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushtet dimërore.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat