Prizren, një muaj paraburgim për sulm ndaj të dashurës

Prizreni

Prizren, një muaj paraburgim për sulm ndaj të dashurës

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:02
Gjykata në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgim për një muaj ndaj të pandehurit A.M për kryerjen e veprës penale, lëndim i lehtë truporë.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se të pandehurit me inicialet A.M, nga Mamusha i është caktuar masa e paraburgimit, nën dyshimin e bazuar se i njëjti dy ditë më parë, në shtëpinë e tij, me dashje i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës me iniciale F.M.

Tutje, në njoftim thuhet se e dëmtuara F.M pas një mosmarrëveshje që kishte me të pandehurin A.M, me të cilin edhe ishte në lidhje, ishte sulmuar nga ku i fundit, i cili e kishte goditur me grusht në pjesë të ndryshime të trupit.

Si pasojë e sulmit e dëmtuara a pësuar lëndime të lehta trupore dhe mavijosje në fytyrë, të konstatuar sipas raportit të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se në fazat e mëtejme të procedurës penale do të vlerësohet nëse do të argumentohet këto fakte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat