Aksion i madh i Policisë në Prizren për të kapur hajnat

Prizreni

Aksion i madh i Policisë në Prizren për të kapur hajnat

Më: 11 janar 2019 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Katër persona kanë qenë të kërkuar nga ana e Policisë së Rajonit të Prizrenit tash e disa kohë.

Një plan operativ i Policisë së Rajonit të Prizrenit në orët e hershme të mëngjesit ka vënë në pranga katër persona.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi tha për kallxo se të arrestuarit kanë qenë në kërkim për disa vepra penale.

“Njëri nga të arrestuarve ka qenë i kërkuar për arratisje nga Qendra e Paraburgimit të Lipjanit, ndërsa të tjerët janë të kërkuar për grabitje, tentim vrasje”, tha Gashi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat