Këta janë tre personat që mbetën të vdekur nga aksidenti në Prizren

Prizreni

Këta janë tre personat që mbetën të vdekur nga aksidenti në Prizren

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 13:18
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Pas një përplasje mes kamionit dhe  veturës ‘Golf, mbetën të vdekur tre persona.

U raportua edhe për moshën dhe identitetin e viktimave. Bëhet fjalë për babanë R. Sope 50 vjeç si dhe dy djemtë e tij B. Sope 24 vjeç , dhe L. Sope 22 vjeç.

Më poshtë janë fotografi të tre personave që humbën jetën në këtë aksident, derisa shoferi i kamionit është arrestuar.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila njoftoi se ka vazhduar angazhimin shtesë në kontrollimin e shpejtësisë në autostrada. 

Image

Babai me dy djemtë vdiqën në aksidentin tragjik në Zhur të Prizrenit

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Prizren-Zhur.

Me ç’rast humbën jetën tre persona të familjes Sopa nga Zhuri, Babai (1969) dhe dy djemët (1994) dhe (1996).

Shoferi i kamionetës nuk ka marrë lëndime dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Nuk do dëshiroja asnjëherë që në rrugët e republikës së Kosovës të shihja kësi skena tragjike. Fatkeqësisht kemi tre vikimta nga ky aksident, hetuesit janë duke ndërmarr të gjitha veprimet me qëllim të zbardhjes së shkaqeve që erdhën deri te ky aksident”, ka thënë Gashi.

***

Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit ka lënë tre persona të vdekur. Media mëson nga burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë se bëhet fjalë për tri viktima -meshkuj, të cilët kanë lidhje familjare, konkretisht: babai me dy djemt e tij që janë gjithashtu nga fshati Zhur. Mësohet se djemt janë gjeneratë e re, njëri 24 vjeç e tjetri 22. Dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar vetura e viktimave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala ka dhënë detaje lidhur me aksidentin. Ai tha se në këtë aksident jetën e kanë humbur tre persona, ka ndodhur mes veturës së viktimave dhe një kamioni për pastrimin e borës. Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe mjekësia ligjore, tha ai.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjkes, është konstatu që janë tre viktima. Kamioni për pastrimin e borës dhe automjeti i viktimave janë ndeshur, prokurori e ka marrë edhe një ekspert të komunikacion për t’i hetuar rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Po e presin edhe mjekësinë ligjore”, tha Shala të shtunën.

Ndërkohë, Express merret vesh se jetën e humbën tre meshkuj, konkretisht babai me dy djemtë e tij.

“Dyshohet se aksidentin e kanë shkaktuar viktimat, ska asnjë të arrestuar”, tha ky burim.

Ndryshe, aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë se për shkak të një aksidenti mes një kamioni që po pastronte rrugën dhe një veture kanë humbur jetën tre persona.

"Po e konfirmoj se gjatë një aksidenti mes një kamioni dhe një automjeti kanë humbur jetën tre persona. Hetuesit po kryejnë hetime.”, ka thënë Gashi.

Gashi thotë se ekipi mjekësor ka konstatuar se tre personat kanë vdekur në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, për shkak të vështirësimit të qarkullimit në rrugë Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor, thuhet në apelin e policisë.

Policia e Kosovës thotë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Tre persona humbin jetën në një aksident në rrugën Prizren-Zhur

Tre persona kanë humbur jetën nga një aksident që ka ndodh në rrugën Prizren-Zhur.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamionet dhe një veturë.

Rastin për klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Detaje të tjera akoma nuk dihen.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat