Prizreni do të bëhet me “ONE STOP SHOP” - Bota Sot
Prizreni do të bëhet me “ONE STOP SHOP”

Prizreni

Prizreni do të bëhet me “ONE STOP SHOP”

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:46
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Haskuka ka bërë të ditur se Prizreni është komuna e parë me një projekt të tillë, me të cilin do të rregullohet ambienti në hyrje të administratës komunale dhe do të mundësohet që shërbimet që jepen nga komuna të jenë sa më të lehta dhe të qasshme për qytetarët.

“Këtu faktikisht do të jenë të gjitha shërbimet, nga certifikatat më të lehta, deri te aplikimi për leje ndërtimore, apo procedurat tjera më të komplikuara, ku qytetarëve s’do t’u kërkohet që të enden zyrave të komunës lartë e poshtë, por do të jenë të gjitha në një vend”, ka thënë Haskuka.

Ndërsa ministri Yagcilar ka thënë se me këtë projekt të rëndësishëm po krijohet një vazhdimësi e reformave dhe të modernizimit të administratës publike edhe në nivelin qendror por edhe në atë lokal, nëpërmjet të cilit qytetarët do të kenë mundësi të marrin shërbime të ndryshme në një vend.

“Ky projekt, i cili po realizohet nga Ministria e Administratës Publike, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Prizrenit, ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët dhe konsumatorët”, shkruan në komunikatën e Komunës.

“Vlera e projektit parashihet të jetë rreth një milionë euro, për të cilin Komuna do të financojë 50 mijë euro, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal deri në 200 mijë euro, kurse Ministria e Administratës Publike do të financojë pjesën tjetër të projektit deri në finalizim”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...