Banorët e Prizrenit nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë

Prizreni

Banorët e Prizrenit nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 20:34
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A Prizren ka njoftuar se me 19 mars 2019, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17: 00 për shkak të punimeve në gypin transportues Fi 600 mm tek lokacioni 40 Burimet, pa furnizim të ujit do të mbesin disa zona.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A Prizren njofton konsumatorët, se me datën 19.03.2019 duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17: 00 për shkak të punimeve në gypin transportues Fi 600 mm tek lokacioni 40 Burimet, pa furnizim të ujit do të mbesin këto zona : • Rr. Flamurit (Nënë Tereza) • Një pjesë e Lagjes Bazhderhane • Fsh. Petrovë • Një pjesë e rrugës Faredin Hoti • Rr. Kosova • Burgu • Stacioni i Policisë Alfa • Gjykata • Rr.De Rada • Rr.Remzi Ademaj • Ibrahim Lutfiu • Bajo Topulli • Lagjja rreth Bajrakli Xhamisë • Lagjja Ortakoll • Lagjja Arbana • Lagjja Jeta e Re • Lagjja Bajram Curri Në të gjitha këto lagje do të ketë reduktime të ujit deri në përfundimin e punimeve. K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN kërkon mirëkuptim nga qytetarët, sepse këto punime do të bëhen në të mirë të konsumatorëve që në ditët në vazhdim të kenë ujë të mjaftueshëm të pijes. Ju falënderojmë për mirëkuptim! Prizren, 18.03.2019

Nderona Kurtaj, Zëdhënëse e Kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat