Digjet një autobus në rrugën Zhur – Prizren

Prizreni

Digjet një autobus në rrugën Zhur – Prizren

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:04
Një autobus ka marr flakë në rrugën Zhur – Prizren.

Një autobus ka marr flakë në rrugën Zhur – Prizren.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

Ai është shprehur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, por nuk është raportuar për të lënduar derisa në vendin e ngjarjes policia dhe zjarrëfikësit po punojnë që të shuhet zjarri.

“Po është djegur një autobus. Njesitet e Policisë dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, sepse rasti është raportuar diku rreth orës 22. Persona të lënduar nuk ka. Në lidhje me shkaktarin e zjarrit, janë ekipet e specializuara nga njesia e preventivës të cilët do të tregojnë”, tha Gashi.

“Ende është duke u punuar në vendin e ngjarjes të shuhet zjarri. Rasti është në rrugën Zhur – Prizren, por vija e rregullt është Dragash – Prizren – Beograd”, ka shpjeguar më tutje Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat