Ky do të jetë kryetari i degës së PDK-së në Prizren

Prizreni

Ky do të jetë kryetari i degës së PDK-së në Prizren

Më: 13 prill 2019 Në ora: 13:22
Shaqir Totaj, Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Prizren, prej ku drejtues të kësaj partie kanë deklaruar se këtë kuvend zgjedhor e shohin si mundësi që të konsolidojnë edhe më shumë PDK-në.

Indeksonline mëson se kandidati që pritet ta marrë ‘në duar’ degën e komunës së dytë më të madhe në Kosove është Shaqir Totaj.

Ky i fundit ishte kandidat për kryetar të komunës, mirëpo ishte mundur për pak vota nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes.

Ndryshe, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, para delegatëve të PDK-së në Prizren ka thënë se kjo parti ka strukturë të mirëfilltë organizative.

“Ta shohim këtë kuvend zgjedhor si një mundësi si ta konsolidojmë edhe më shumë Partinë Demokratike, se si ta zgjerojmë edhe më shumë PDK-në, si ta forcojmë më shumë, sa më e madhe PDK-ja, aq më e fortë është edhe Kosova. PDK ka strukturë të mirëfilltë organizative, sa jeni në sallë ju sot si delegatë këtu në Prizren, partitë tjera politike nuk kanë anëtarë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat