Sot prezantohet një projekt revatilizimi në Prizren

Prizreni

Sot prezantohet një projekt revatilizimi në Prizren

Më: 17 prill 2019 Në ora: 07:30
Prizren

Sot do të bëhet prezantimi i projektit të revitalizimit dhe integrimit socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën “Marin Barleti” në Prizren.

Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, zëvendës udhëheqësi për bashkëpunim i Zyrës së BE-së, Libor Chlad dhe përfaqësues të Komunës së Prizrenit.

Aktiviteti do të mbahet në Doku Kino në Prizren nga ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat