Batalioni “Atlantiku” viziton Prizerenin

Prizreni

Batalioni “Atlantiku” viziton Prizerenin

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 18 prill 2019 Në ora: 07:53
Batalioni “Atlantiku” viziton Prizerenin

PRIZEREN - Shqiptaro Amerikanët e UÇK-së Batalionit luftarak “Atlantiku” , tashmë të strukturuar si Shoqata shqiptaro – amerikane “Atlantiku”, me kryetar Gani Shehu ish komandata i këtij batalioni, së bashku me Gjeneral Skëndër Doci, të cilët gjatë luftës në Kosovë lanë Amerikën për tu bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës për liri, janë pritur në “Udhëtimin e Lirisë” 20 vjetorin e themelimit të këtij Batalioni nga Kryetari  i komunës së Prizerenit Mytehar Haskuka dhe zyrtarët e lart të kësaj komune që kishin dalë të presin pjesëtarët e Batalionit Atlantiku.

“Është privilegj që sot në komunën tonë mirëpritëm delegacionin e Batalionit Atlantiku, të përbërë nga ish-vullnetarët e Batalionit, anëtarët e fondit "Vendlindja Thërret" për SHBA dhe Kanada, si dhe veprimtarët e respektuar të komunitetit shqiptar në SHBA, të cilët ndihmuan me dekada për çështjen kombëtare” shkruajti në faqen e komunës së Prizerenit kryetari i kësaj komune Mytehar Haskuka.

Delegacioni i shoqatës “Atlantiku”, i cili  po qëndron në Kosovë dhe në Shqipëri, në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku” dhe pjesëmarrjes direkte të këtyre djemve dhe vajzave në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e nisi vizitën e tij nga Kosova , duke kalur pikën kufitare të Morinës, malin e Pashtrikut, ku ata 20 vejt më parë heroikisht luftuan okupatorin serb me armë në dorë, dhe nga Prizereni janë edhe tre vëllezërit Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi, të vrarë nga policia serbe në Serbi, të cilët  janë nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”. .

Pas homazheve para shtatoreve të Komandant Kumanovës, Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit, ata nën kryesinë e kryetarit Haskuka mbajtët edhe një mbledhje mirëseardhje në sallën e asamblesë komunale, ku janë falenderuar për kontributin historik që kanë dhënë në çlirimin e Kosovës dhe në formimin e institucioneve tona.

Me këtë rast, mysafirët e kësaj komune nga Amerika e largët, kryetari i kësaj komune Haskuka i i ka njoftuar edhe për projektet zhvillimore dhe ka  kërkuar njëherëshit  që në të ardhmen të bashkëpunojnë shumë më mirë në aspektin e zhvillimit ekonomik, ngase një zhvillim pozitiv në Kosovë, sidomos në ekonomi, është e pamundur të realizohet pa kontributin e tyre.

Për këtë kreu i kësaj komune mori si shëmbull edhe një biznes në këtë qytet me investitor nga SHBA, i cili ka bërë sukses të madh duke eksportuar mallrat e tij në SHBA dhe në Europë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat