Shumë rrugë në qytetin e Prizrenit janë në gjendje të keqe.
Ardhja pranverës ka zbuluar shumë gropa në rrugët e Prizrenit. Ata që po e pësojnë më se keqi janë qytetarët që enden çdo ditë rrugëve të qytetit historik të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Qytetaret po kërkojnë nga kryetari Mytaher Haskuka që të ndërmarrë masa.
Reagimet e shumta për mbulimin e gripave po i shkojnë komunës nëpërmjet platformës digjitale ‘ndreqe’.
Kerkesa e fundit është adresuar gjatë ditës së djeshme. “Kjo gropë ka javë që është dëmtuar dhe është shumë e thellë. Ju jemi mirënjohës nëse mund të intervenoni në risanim. Ju faleminderit paraprakisht!”, thuhet në kërkesë e një banori adresuar komunës, nga ku e ka shoqëruar me një fotografi.
Po ashtu është raportuar për gropa edhe në një tjetër rrugë “ Kjo rrugë në lagjen bazhdarhane në Prizren janë ne gjendje shumë të keqe dhe shqetësuese për ne si banor të kësaj lagje”, thuhet në kërkesën e banorëve.
Po ashtu në afërsi të njëjtë ndodhet edhe një tjetër rrugë e dëmtuar.
“Rruga qe vjen nga rrethrrotullimi i bazhdarhanes, dhe qe shkon tek rruga Qazim Berisha është e dëmtuar tek banesat e kuqe, dhe tek udhëkryqi i parë”, thuhet ne ankesën e banorëve.
Qytetarët kanë raportuar edhe për një pjesë tjetër të rrugës e cila është më gjendje shumë të keqe.
“Rruga e dëmtuar , gropa shumë , krejt ne rregull qe i keni liru pjesën e hekurudhës , ama dilni rregullojeni, mos e leni me gropa se automjetet po dëmtohen , pikërisht te five star , prej semaforëve deri te fiv star krejt kështu e keni”, thuhen në një kërkesë tjetër të banorëve.