RrOK: Komuna e Prizrenit nuk respekton kriteret që i vendos vet

Prizreni

RrOK: Komuna e Prizrenit nuk respekton kriteret që i vendos vet

Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:13
Ilustrim

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren, ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën e administrimit të thirrjes për subvencione në kulturë për vitin 2019 nga ana e Komunës së Prizrenit.

RrOK thotë se në fillim të vitit 2018, kanë nisur një bashkëpunim me Komuna e Prizrenit me qëllim të përmirësimit të politikave kulturore dhe procedurave e kritereve për vlerësim të projekteve, pas avokimit shumë-vjeçar të rrjetit për ndërtim të një sistemi të qëndrueshëm dhe të denjë të mbështetjes së organizatave kulturore nga Prizreni.

“Si rezultat, Komuna e Prizrenit për herë të parë bëri thirrje publike si dhe vlerësim të projekteve në thirrjet e vitit 2018, duke shënuar një përparim në këtë drejtim. Ky bashkëpunim u zgjerua më tej, me përfaqësimin e rregullt të RrOK-ut në komisione dhe grupe punuese të ndryshme rreth çështjeve që prekin kulturën, trashëgiminë kulturore, turizmin dhe hapësiren publike, sigurimin e investimeve për ruajtje dhe zhvillim të trashëgimisë kulturore, por edhe takime e konsulta të ndryshme në këtë drejtim, ku organizatat anëtare dhe të deleguarit e RrOK-ut në mënyrë vullnetare kanë dhënë kontribut domethënës për zhvillimin institucional të Komunës së Prizrenit dhe reformimin e qeverisjes së këtyre fushave. Në vazhdimësi të këtij bashkëpunimi, DKRS kërkoi nga sekretariati i RrOK-ut që të delegohet një anëtar edhe për thirrjen e vitit 2019, të cilin e emëroi kryesia e rrjetit. Në mungesë të ndonjë lajmi të mëtutjeshëm rreth vendimit për emërim të komisionit, ne kërkuam informata nga DKRS dhe kabineti i kryetarit lidhur me këtë çështje por nuk morrëm ndonjë përgjigje zyrtare dhe në fund u njoftuam me listën e organizatave dhe individëve të mbështetur, në një proces që e ka injoruar nominimin tonë. Përtej kësaj, kërkesa jonë për publikim të titujve të projekteve, shumës si dhe vendimit për emërim të komsionit, në respektim të obligimeve të definuara në rregulloren mbi “Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve”, u injorua në tërësi nga ekzekutivi. Në mungesë të transparencës rreth mënyrës së përzgjedhjes dhe rezultateve finale, injorimit të RrOK-ut në proces si dhe mosrespektimit të kritereve të thirrjes së vet, organizatat anëtare shprehin pakënaqësi të plotë me mënyrën e administrimit të thirrjes, duke e cilësuar këtë si një kthim në pikën zero në rregullim dhe zhvillim të sektorit të kulturës dhe transparencën radikale, në kundërshtim të plotë me deklaratat dhe zotimet e ekzekutivit. Me këtë reagim, i bëjmë thirrje Komunës së Prizrenit që ti shqyrton këto praktika dhe vendime, e të i respekton zotimet e veta dhe ta dëshmon vullnetin për bashkëpunim në reformim dhe prioritizim të kulturës në agjendën zhvillimore të Prizrenit”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat