Në Prizren vazhdojnë aktivitetet për nder të Ditës së Tokës - Bota Sot
Në Prizren vazhdojnë aktivitetet për nder të Ditës së Tokës

Prizreni

Në Prizren vazhdojnë aktivitetet për nder të Ditës së Tokës

Nga: A.SH Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:45
Mytaher Haskuka

Në qytetin e Prizrenit vazhdojnë edhe më tutje aktivitetet për nder të Ditës së Tokës. Kësaj radhje janë mbjellur fidane në lagjen Ortakoll.

Kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka, përmes facebook ka shkruar se, kjo është vetëm një prej projekteve tona për ta pasuruar qytetin tonë me hapësira të gjelbërta, të cilat iu kanë munguar qytetarëve, ndërkaq gjatë këtij viti Komuna e Prizrenit do t’i ketë edhe 10 parqe rekreative.

Postimi i plotë:

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të Ditës së Tokës, sot në lagjen Ortakoll mbollëm 11 fidane. Kjo është vetëm një prej projekteve tona për ta pasuruar qytetin tonë me hapësira të gjelbërta, të cilat iu kanë munguar qytetarëve, ndërkaq gjatë këtij viti Komuna e Prizrenit do t’i ketë edhe 10 parqe rekreative.

Përveç rregullimit të hapësirave të gjelbërta, është esenciale edhe mirëmbajtja e tyre, e që është përgjegjësi e të gjithë neve.

Prandaj, në kuadër të “Programit të Adoptimit”, sot komunitetit të kësaj lagjeje iu kemi dorëzuar edhe disa vegla pune, për t’i inkurajuar ata për mirëmbajtjen e kësaj hapësire, e cila është pasuria jonë e përbashkët.

Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...