Historia e nënës përbindëshe nga Prizreni: Kështu e mbyti ajo foshnjën e porsalindur - Bota Sot
Historia e nënës përbindëshe nga Prizreni: Kështu e mbyti ajo foshnjën e porsalindur

Prizreni

Historia e nënës përbindëshe nga Prizreni: Kështu e mbyti ajo foshnjën e porsalindur

Më: 28 prill 2019 Në ora: 08:13
Ilustrim

Para gjashtë ditësh në një shtëpi në qendër të Prizrenit, një grua solli në jetë një foshnje të gjinisë mashkullore. Procesin e lindjes gruaja me inicialet M.B. e bëri e vetme në një dhomë. E shenjat ende nuk janë larguar nga vendi ku e solli në jetë djalin e saj.

Megjithatë ai nuk jetoi gjatë. Nga dhoma ku lindi, 27-vjeçarja e dërgoi foshnjën e saj në tavanin e shtëpisë, ku edhe dyshohet se e privoi nga jeta. Këtë akt, sipas familjarëve të saj dyshohet se ajo e kreu duke përdorur një mbështjellës të rrobave.

Familjarët e saj kishin vërejtur se në shtëpinë e tyre ishte kryer lindja por foshnjën nuk e shihnin askund. Ata menjëherë dyshuan se ajo po e fshehte diku të porsalindurin.

Një veprim të tillë, 27-vjeçarja e kishte bërë edhe më herët. Sipas njerkës së saj, ajo edhe vitin e kaluar e ka privuar nga jeta fshehurazi një fëmijë që e kishte lindur.

Sipas familjes së saj, 27-vjeçarja nuk është e martuar.  T7 mëson se M.B kishte të dashur dhe e ka vizituar shtëpinë e këtij të fundit.
Mirëpo, jashtë kamerës, familjarët e të dashurit thanë se fëmija nuk ishte i djalit të tyre. Këto veprime mizore e dyshuara i kishte bërë me vetëdije të plotë.

Mjeku kujdestar, i cili e kishte kontrolluar atë thotë se 27 vjeçarja nuk kishte probleme. Ndërkohë, prokuroria në Prizren bën me dije se gruaja nga Prizreni me urdhër të prokurorit është në paraburgim për dyzet e tetë orë.

E dyshuara, edhe pse jetonte në një shtëpi me anëtarët e tjerë të familjes, nuk u ka treguar atyre nëse ka pasur probleme që do të mund ta shtynin ta kryej aktin makabër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...