Pesë kandidatë për rektor të Universitetit të Prizrenit - Bota Sot
Pesë kandidatë për rektor të Universitetit të Prizrenit

Prizreni

Pesë kandidatë për rektor të Universitetit të Prizrenit

Më: 5 maj 2019 Në ora: 11:14
Universiteti i Prizrenit

Ismet Temaj, Kadri Kryeziu, Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti, janë në garë për rektor të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kandidati Kadri Kryeziu ka thënë se nëse zgjedhet rektor i UPZ-së, do të punojë që ky universitet të pavarësohet.

“Po ashtu prioriteti im do të jetë hapja e masterit dhe doktoratës për të gjitha drejtimet, si dhe Fakulteti i Mjekësisë”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Ndërkaq, kandidati tjetër, Naser Pajaziti tha se nuk është në Kosovë.

“Jam në një udhëtim zyrtar, prandaj e kam të pamundur të hënën [dita kur mbahet intervistimi] me qenë në Prizren. Unë i kam informuar me kohë për këtë vizitë.  Mirëpo ata më kanë lajmëruar me vonesë. Mendoj, se qëllimisht janë ngutur që të më nxjerrin nga gara”, tha Pajaziti.

Ndërkaq, Ismet Temaj, i cili aktualisht është ushtrues detyre i UPZ-së, nuk e ka hapur telefonin.

Universiteti i Prizrenit nga muaj maji i viti të kaluar ka mbetur pa rektor.

Zgjedhja e rektorit të ri të UPZ-së, Ismet Temaj ishte kontestuar nga ish-rektori, Ramë Vataj, duke e quajtur të paligjshëm.

Ai pretendonte se kundërkandidati i tij, Temaj, ishte përzgjedhur në mënyrë të parregullt, pasi nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm të Këshillit Drejtues në kohën e votimit.

Rasti përfundoi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, i cili pezulloi përzgjedhjen.

Këshilli Drejtues, ndërkaq në dhjetor të vitit të kaluar pati zgjedhur Ismet Temajn për ushtrues detyre të rektorit të UPZ-së. Po ashtu, në këtë mbledhje Këshilli Drejtues ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit.

Intervistimi i kandidatëve mbahet të hënën (nesër).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...