Vdes një 25-vjeçare në Prizren, dyshohet se u vetëvra - Bota Sot
Vdes një 25-vjeçare në Prizren, dyshohet se u vetëvra

Prizreni

Vdes një 25-vjeçare në Prizren, dyshohet se u vetëvra

Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së hënës në Prizren ka vdekur një 25-vjeçare, e cila dyshohet se është vetëvrarë

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit, të cilët kanë thënë se fillimisht kanë marrë informatën se në emergjencën e spitalit të Prizrenit gjendet një vajzë me lëndime të rënda trupore.

“Me datën 6 në mbrëmje rreth orës 19:47 policia ka pranuar një informacion nga emergjenca e spitalit në Prizren se kanë pranuar një vajzë me lëndime të rënda trupore, e cila është në rrezik për jetë. Policia ka arritur në emergjencë dhe rreth orës 20:02 mjekët nga emergjenca kanë informuar policinë se ka ndërruar jetë. Viktima është femër, e moshës 1994”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka theksuar se policia e ka iniciuar rastin si vdekje e dyshimtë,  ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...