Kurbetçarët punojnë e ndihmojnë në ngritjen e shtatores së Gjergj Kastriotit në Prizren

Prizreni

Kurbetçarët punojnë e ndihmojnë në ngritjen e shtatores së Gjergj Kastriotit në Prizren

Nga: Abas Fejzullahi Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:43
Abas Fejzullahi

Fillimisht një sqarim dhe arsyetim për lexueit e nderuar:

Në të gjitha periudhat e vështira, kurbetçarët ndihmuan familjet dhe atdheun e tyre, në kohë paqe e në kohë luftë dhe vazhdojnë ta ndihmojn sot e kësaj dite në vazhdimsi.

Derisa kurbetçarët, me punë ndihmuan Kosovën hallemadhe, si para, gjat dhe pas lufte, pushta e pushshtetarë vendor, të lyem e të ngjyem, pispillosur me kate rrobash, me kravata, të maskuar e të harbuar, me lakmi e me zanate, që i kan për shpirti, kanë zënë vende dhe pozita, në pushtet dhe si pushta që janë, djersiten tue ba llafe, tue përrallis e  tue premtu se;

Me qeverisjen e tyre të mirë, do ndërtojn Shtetin e së drejtës, do e lulëzojnë vendin në të gjitha drejtimet, bile thonë se do e bëjnë Kosovën si Zvicëren..!

Të gjithë ata që u kanë besu, rrenave dhe premtimeve të pushtave dhe pushtshtetarëve në Kosovë, në veçanti, në 11 vitet e fundit, janë zhgënyer e mashtru shumë… se Kosovën hallemadhe, këta rriçna të ndyrë  siç thot mi madhi At Gjergj Fishta e kanë vjlur e mjelur mbi tokë e nëntokë sa kanë mundur, vazhdojn me të njejtin zanat, që tani më e kanë përsosur edhe për vjeljen dhe mjeljen e kurbetçarëve, sa herë që kanë shkuar  e shkojn në atdheun e tyre, për ti pa e nderuar familjarët miqësinë e faarefisin që kanë, apo edhe rastsisht për ndonjë arsye a nevojë… tek pushtat e pushtshtetarët vendor, që vendin e kanë bërë horrë.. tue qeverisur keq me rrena, premtime e mashtrime, sa që edhe të huajt janë tmerruar me veprimet e tyre të shëmtuara e të çoroditura me pasoja të dëmshme afatgjate ..! 

Lidhur me shtatoren e GJERGJ KASTRIOTIT–SKËNDERBEUT  në Prizren…

Disa të dhëna lidhur me shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut që pritet të vendoset në Prizrenin e bukur të Dardanisë historike më datën 2019-11-28:

Më datën 2018-10-09 në emër të 150 intelektualëve të Shoqtës “Trojet e Arbrit“ Nue Oroshi, kryetar i shoqatës, ka dorëzua Kërkesën me shkrim në Komunën e Prizrenit, me këtë dëshmi të pranimit e të regjistruar sipas nr. në vijim: 01-353 Nr.150971 Dt.09.10.2018 drejtuar organeve përgjegjëse, për të dhënë lejen për ngritjen e Monumentit-shtatorës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në qytetin historik të Prizrenit.

Më datën 10 shkurt 2019 në Aarau të Zvicrës, është mbajt takimi i parë sipas Ftesës së Shoqatës „Trojet e Arbrit“ lidhur me mënyren dhe format e grumbullimit të mjeteve për të ndihmuar ngritjen e shtatores së GJERGJ KASTRIOTIT – Skëndërbeut,  në  qytetin historik të Prizrenit. Në këtë takim u zgjodh komisioni prej tre anëtarëve;Gjergj Prenkoçaj, Abas Fejzullahi dhe Pashk Uka, si përgjegjës për mbikqyrjen dhe mbarëvajtjen e punëve lidhur me grumbullimin e të dhënave për ata që ndihmojnë dhe përgatitjen e dokumentacionit me të dhëna dhe sqarime të duhura.

Në këtë tubimi ishin pjesëmarrës nga kantone dhe qytete të ndryshme të Zvicrës. Ishte përgjegjësi i SHHK“ SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër, me disa anëtarë që premtuan se do të ndihmojnë dhe jetësuan premtimin e tyre në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari Z.Xhemajl Haxhiu më 2019-02-17 ku vendosen që në emër të shoqatës të ndihmojn me 2000 Fr.  Gergj Oroshi nga kantoni i Cyrihut ka dhënë 1000 Fr, Gjon Oroshi nga kantoni i Bazelit 1000 Fr dhe poashtu  nga Bazeli  13 veta kanë dhënë 970 Fr.

Tre anëtarët e komisionit përgjegjës për mirëvajtjen dhe organizimin e veprimeve, në bashkëpunim me SHHK“ SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër, Shoqatën BISHZ, Shoqatën „Trojet e Arbrit“ Prishtinë, Shoqataën Atdhetare „Nue Perlleshi“ në Zvicër,  SHKSH“ BASHKIMI“ Bern-Zvicër,  bëjnë këtë:

THIRRJE PËR KURBETÇARËT NË ZVICËR:

Që, në bazë vullnetare secili që dëshiron të ndihmoj për dhënien dhe grumbullimin e mjeteve në nivel të Zvicrës, për ngritjen e shtatorës së GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT në Prizrenin historik, të vepron sipas rregullave të përcaktuara në vijim:

  1. Secili që këtë Thirrje e merr përmes postës elektronike E-mailit ta shpërndan tek të gjithë ata që mendon se do të ndihmojnë.
  1. Të gjitha udhëzimet në materialet që do të ju përcjellen të bashkangjitura me Thirrjen, ti lexoni dhe të veproni sipas tyre.
  1. Për të gjitha veprimet në terren, të lajmërohet me shkrim përmes E-mailit në adresen nga e keni pranuar Thirrjen dhe të jepni të dhënat e sakta për të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe kopjen ta mbani për veten tuaj si dëshmi.
  2. Në takimin që do ta caktoj organizatori, të merrni pjesë me të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin që keni përgatitur lidhur me mjetet e grumbulluara.
  3. Pas datës 10 qershor, nëse afati nuk vazhdohet për grumbullimin e mjeteve, nga komisioni përgjegjës, do të lajmëroheni me shkrim për të gjithëa shumën e mbledhur…
  4. Me përfundimin e grumbullimit të mjeteve, do të publikohet regjistri me të dhëna për ata që kanë ndihmuar sipas dokumentacionit me dëshmi.

Për çdo kërkesë për ndonjë paqartësi drejtohuni me shkrim apo përmes nr, të tel. cilit do anëtarë të komisionit përgjegjës të zgjedhur në takimin e parë në Aarau më 2019-02-10.

  • Gjergj Prenkoçaj       Tel. 079 631 54 55     
  • Pashk  Uka                   Tel.076  572 57 47             

Faleminderit për bashkëpunim.

Më datën 2019-05-03 Kuvendi Komunal i Prizrenit dhe Shoqata “Trojet e Arbrit” nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit lidhur me vendosjen e shtatorës së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në hapësirën e caktuar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit.

Marrëveshja në vijim:

 

Image

Është shumë e rëndë të kërkohet ndihmë nga kurbetçarët për ngritjen e Shtatoreve, Memorialeve apo Muzeve etj, për figura  të njohura historike shqiptare siç janë:

  • GJERGJ KASTRIOTIN –SKËNDERBEUN
  • At GJERGJ FISHTA
  • SHËNË TEREZËN- GONGJE BOJAXHIUN E NJOUR NË BOTË SI NËNA TEREZË.
  • KRYETARIN E PARË DHE HISTORIK TË KOSOVËS Dr. IBRAHIM RUGOVA
  • Etj…

          Kur kemi dy shtete shqiptare:

Shqipërinë dhe Kosovën, që duhet dhe është dashur këto veprime t’i bëjnë kaherë aty ku kërkohet e ku është nevoja, në mënyrën më të mirë të mundshme shtetërore që ta pasurojnë kulturën dhe arsimin vendor në mënyrën më cilësore..!

Porë fatkeqësia e dy shteteve shqiptare qëndron se në Kuvnedet e tyre flitet haptas nga kurvendarët, vetëm për lulëzimin e krimit të organizuar ekonomik dhe politikë, për keq përdorime përmes qeverisjes së keqe dhe për ikjen rinisë  nga vendi pa shpresë për tu punësuar në vendin e tyre…!

Andaj si përfundim mund të shkruhet e të thuhet në këtë drejtim shumë çka, por me këtë rastë po e përmbyllim me këtë vlerësim të shkurtër:

PUSHTSHTETARËT VENDOR, VEÇ ME PREMTIME, RRENA E MASHTRIME, BËJNË PALLËN E SAFASË E MRIZOJN… E NË VAZHDIMSI, KOSOVËN E DËMTOJNË..!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat