Universiteti “Ukshin Hoti” bëhet me rektor të ri - Bota Sot
Universiteti “Ukshin Hoti” bëhet me rektor të ri

Prizreni

Universiteti “Ukshin Hoti” bëhet me rektor të ri

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:40
Ismet Temaj

Në mbledhjen e sotme, me votim unanim të anëtarëve të Këshilli Drejtues është zgjedhur rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren Ismet Temaj.

Ai nga viti 2001 ka punuar profesor në ShLP “Xhevdet Doda”, ndërsa nga viti 2004 profesor në Fakultetin e Edukimit në  Universitetin e Prishtinës, ku ishte edhe shef i programit.

Ndërkaq që nga themelimi ka punuar profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Prej vitit 2012 deri 2018 ka ushtruar edhe funksionin e dekanit në Fakultetin e Edukimi në këtë universitet.

Nga fundi i vitit të kaluar është zgjedhur në pozitën e ushtruesit të detyrës së rektorit në UPZ.

Në bazë të Statutit mandati i Rektorit është katër vjet, me mundësi rizgjedhje edhe për mandat. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...