Ariu i Prizrenit shkakton sërish dëme, ia mbyt tetë dele një banori në Prizren

Prizreni

Ariu i Prizrenit shkakton sërish dëme, ia mbyt tetë dele një banori në Prizren

Më: 16 maj 2019 Në ora: 23:19
Ariu i Prizrenit

Ariu i Prizrenit i cili u bë temë mjaft e përhapur ditëve të fundit, duket se nuk po qëndron i qetë.

Telegrafi mëson se sot rreth orës 19:00 ky ari ka zbritur në fshatin Pusko në Prizren ku i ka shkaktuar dëme një banori të këtij fshati.

Sipas informatave ariu, këtij qytetari ia ka mbytur tetë dele dhe dy qengja, ndërsa edhe gjashtë dele të tjera janë të humbura, ku dyshohet se edhe ato i ka mbytur.

Ndërsa drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, para disa ditësh kishte marrë një vendim për eliminimin e ariut.

Në vendim thuhej se “në raste kur kafsha shkakton dëme të përmasave të gjëra, rrezikon jetën e njerëzve apo pronën e tyre, ajo shpallët kafshë përkohësisht dëmtuese dhe lejohet gjuajta e saj në kohë të caktuar (kafshë e cila paraqet rrezik për njerëzit dhe pasurin e qytetarëve)”.

Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe përfaqësues institucionesh e shoqëria civile që sipas tyre, ariu nuk duhej të vritej.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat