Rinia Demokratike në Prizren: Haskuka të jap dorëheqje, i paaftë të qeverisë

Prizreni

Rinia Demokratike në Prizren: Haskuka të jap dorëheqje, i paaftë të qeverisë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:03
Foto

Sot, para komunës së Prizrenit, Rinia Demokratike e Kosovës, përmes një aktiviteti simbolik, ka shpalosur disa nga dështimet në komunën e Prizrenit nga partitë në pushtet duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit aktual, Mytaher Haskuka, për paaftësi në qeverisje.

Në aktivitetin e Rinisë Demokratike, lidhur me gjendjen në Prizren, ishte i pranishëm kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ndërsa për lëshimet e rënda në këtë komunë foli Adri Krasniqi, Kryetar i Degës së Rinisë Demokratike në Prizren dhe të rinj të kësaj organizate rinore politike. Z. Bislimi, theksoi se qyteti emblematik Prizreni, ka dy vite që është katandisur nga aferat, korrupsioni dhe premtimet e pa mbajtura, duke u zotuar se ashtu si lideri Kadri Veseli, edhe Rinia Demokratike dhe të gjithë qytetarët, qëndrojnë fuqishëm kundër krimit të organizuar.

Ai po ashtu, theksoi se rinia nuk do të ndalet ta denoncojë patriotizmin e rrejshëm të shfaqur në Kuvend, angazhimin për drejtësi si dhe përkrahjen e themelimit të Gjyqit ndërkombëtar kundër gjenocidit serb në Kosovë. Skandali i parë i evidentuar sot, ishte shpallja fituese e tenderit për pastrimin e qytetit për një kompani nga Podujeva, ku në aplikimin e saj për këtë tender, kompania ka aplikuar me librezat e makinave në gjuhen serbe që bie në kundërshtim me sloganin e bashkimit. Me të drejtë shtrohet pyetja, me cilin shtet rekomandon Vetëvendosja bashkim, potencoi z. Adri Krasniqi, kryetar i Degës së Rinisë Demokratike në Prizren. “Punësimet e militantëve dhe familjarëve të partisë në pushtetin lokal, premtim që ishte proklamuar se do ta luftojnë nepotizmin, ndërsa sot, dukuri themelore është nepotizmi në komunën e Prizrenit.

Dështim tjetër i rëndë është largimi i një profesionisti në arsim dhe zëvendësimi i tij me një refer futbolli. Premtimi i bërë për shujta për nxënës nëpër shkolla, është i pa realizuar”, theksoi z. Adri Krasniqi.

Po ashtu, janë evidentuar dështimet në kulturë si mos mbajta e festivaleve tradicionale si “Zambaku i Prizrenit” dhe “Fluturat”, si dhe në sport, ku rezultoi me rënien e KF “Liria” nga liga, dhe kriza në KB “Bashkimi”, këto janë disa nga dështimet e kësaj qeverisjeje, potencoi Adri Krasniqi, i cili kërkoi dorëheqjen e kryetarit aktual Mytaher Haskukës, për paaftësi në qeverisje.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat