Anëtarët e Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku” - UÇK-ja e Amerikës, që vizitojnë Kosovën, u pritën nga Fatmir Limaj, në Prizren

Prizreni

Anëtarët e Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku” - UÇK-ja e Amerikës, që vizitojnë Kosovën, u pritën nga Fatmir Limaj, në Prizren

Nga: Beqir SINA - Reqan - Prizeren Më: 30 maj 2019 Në ora: 06:21
Anëtarët e Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku” - UÇK-ja e Amerikës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, më 16 Prill, është takuar me pjestarët e Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku” në lokalin “Shtëpia e Bardhë” në fshatin Reqan të Prizrenit, grupin e atyre qe ishte ne kremtimin e 20 vjetorit te krijimit te Batalionit Atlantiku, nga SHBA.

Takimi u zhvillua gjatë një pritje pritje tradicionale, që dha Limaj dhe bashkëluftetarët e tij, në ditën e parë të vizitës në Kosovë,per nder të delegacionit nga Batalioni Atlantiku, nga SHBA, me pjestar të të cilit erdhen ne Kosove per te shënuar 20 vjetorin e mbrritjes në Kosovë me një vizitë, e cila u quajt “Rrugëtimi i Lirisë”.

Fatmir Limaj, i cili me pjesën më të madhe të këtyre pjestarëve, tha se ka marrë pjesë edhe në luftën për çlirimin e Kosovës, nisi takimin me sjelljen e kujtimeve të secilit prej tyre, kujtime keto qe u rikthyen me shumë nostaligji duke kujtuar edhe 20-vjetorin e operacionit “Shigjeta”.

Image

Më pas ish Komandat “Çeliku” aka Fatmir Limaj, u shpreh me një mirënjohje të vecantë per çdo njerin prej pjesëtarëve të Batalionit “Atlantiku”, të cilëve ai ju drejtua me shume respekt: " Para 20 vjetësh, ju latë gjithçka që kishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut"

Madje ai kujtojë bashkërisht me Batalionin Atlantiku disa nga momentet më të prekëshme, të asaj lufte, ku ndonjëri prej tyre 20 vjet më parë la edhe gruan me fëmijët fare të vegjel, apo dhe gruan e sëmurë, mes lotëve dhe krenarisë, nga SHBA, vetëm për shkuar në Kosovë,dhe për të luftuar për vendin e tyre.

"Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përcjellë traditën shekullore duke i dhënë zë Kombit, duke punuar për Kombin dhe, Liria të cilën e gëzojmë sot, ka arritur falë edhe kontributit të madh të diasporës. Pjesëtarëve të Batalionit “Atlantiku”.

Ndër të tjera Limaj, tha që ndihet krenar që ka qenë pjesë e tyre, sidomos ai ri-kujtojë, së bashku me komandat Hysni Sylën, Gani Shehun, Gjyshin, (Adrian Grajçevcin) Uk Lushin, Arbër Krasniqin, ... duke permendur një e nga një të gjithë me radhë me emra, të gjithë ata të operacionit “Shigjeta”, dhe ata që morën pjesë në luftën që është bër atë kohë në malin përball në Pashtrik, jo shumë larg nga kufiri ku u mbajt edhe ky takim.

Image

Ai dha një falënderim të veçantë në këtë takim edhe për veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptar në Amerikë, Bruno Selimaj, dalluar për bujarinë dhe ndihmën që dha ai gjatë mbledhjes së ndihmave për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës - UÇK-ën, e Amerikës, në lokalin e tij në Nju Jork, ku u mbajtën shumë takime gjatë asaj periudhe dhe më pas.

Limaj i cili mbajti fjalën kryesore, tha se shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë përcjellë traditën shekullore duke i dhënë zë Kombit, duke punuar për Kombin dhe, Liria të cilën e gëzojmë sot, ka arritur falë edhe kontributit të madh të diasporës.

“Ju e keni përcjell traditën -shekullore të kombit shqiptar, ballarëve të kombit tonë, që bënë emër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atyre që kontribuan për kombin dhë bënë shumë për kombin, me vite të tëra në mërgim. Që nga fillimet e para të emigrimit të shqiptarëve në SHBA, malësorëve, shqiptarëve nga Korça, Saranda, Dibra, Tirana, Shkodra, nga Kosova dhe viset shqiptare, deri në Tuz, e Plavë e Guci,Luginën e Preshevës, dhe shqiptaret e Maqedonise, duke mbjell farën e lirisë së Kosovës, farën e lirisë së shqiptarëve në përgjethësi. Dhe, kjo frymë ka vazhduar sidomos në vitet 80’’, 90’ dhe në vazhdim, ku të gjitha energjitë e shqiptarëve të Amerikës, u përqëndruan në lirinë e Kosovës, lirinë e të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Luginën e Preshevës, dhe Mal të Zi”, tha ai.

Image

Më pas ai vijojë duke thene se ne vërtet kemi bërë një detyrë që kemi pas në mbështetje të vendit tonë, por, u shpreh Limaj, nëse ka një ndihmë të madhe të diasporës atje (SHBA), për të internacionalizuar çështjen shqiptare, së pari - dhe luftës më pas, kurr nuk do të ishim aty ku jemi sot këtu, tha Limaj, duke shfrytëzuar rastin si tha ai t’i faleminderoj edhe një her, përzemërsisht, e t’ju shpërndaj me këtë rast secilit përej tyre nga një Çertifikat Mirënjohje.

Komandati i Batalionit “Atlantiku”, Gani Shehu, duke marr fjalën tha se rrugëtimi i Atlantikut para 20 vitesh ishte një sfide jo e lehte dhe diçka e paparashikuar.

“Ne u bëme bashkë në luftë dhe qëllimi ishte i përbashkët i njëjte, ai ishte liria dhe pavarësia. Ajo u arrite më shumë mund e sakrificë. Pas 20 vitesh e morëm këtë rrugëtim ta kujtojmë të kaluarën tone me qëllimin e vetëm të respektojmë ata që dhanë më së shumti atë që gëzojmë sot”, tha Shehu.

Fatmir Limaj mbasi i nderoi me mirënjohje luftëtarët që kishin ardhur nga SHBA-ja për të luftuar 20 vite më parë për lirinë e Kosovës, me bashkëluftetarët e tij, para loklait “Shtëpia e Bardhë” në Reqan - të Prizerenit, ftoi bashkarisht ish-luftëtarët e Batalionit Atlantiku, që morën pjesë në këtë shtegtim për të përshkruar rrugën që kishin marrë 20 viteve më parë për të shkuar nga Amerika, për të luftuar në Kosovë, një pjesë të cilëve ishin të angazhuar në aksionin e UÇK-së “Shigjeta” dhe bënë një foto të përbashkët të të gjithë grupit me dy pëllëmbat e duarve në formën e shqiponjës dy krena.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat