Kapen barna të kontrabanduara në Prizren

Prizreni

Kapen barna të kontrabanduara në Prizren

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 13:40
Barnat e kontrabanduara në Prizren

Ekipet e Doganës në Prizren kanë ndërmarr një operacion kontrolli ndaj disa subjekteve me veprimtari farmaceutike. Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 3 barnatore dhe zyrat e një biznesi ku ka pasur dyshim për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola.

Gjatë kontrollit në 3 lokacione janë gjetur sasi e konsiderueshme e medikamenteve pa banderola dhe me banderola të vendeve të rajonit si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.

Lokacioni 1 537 pako, lokacioni 2   31 pako dhe lokacioni 3  120 pako

Image

Sipas një komunikate nga Dogana e Kosovës në një lokacion (barnatore) është zbuluar një vend i fshehur i modifikuar ku janë mbajtur barnat e kontrabanduara. Ndaj këtyre subjekteve do të iniciohet procedurë penale, ndërsa malli i është nënshtruar ndalimit dhe konfiskimit të përkohshëm.

Sasia e përgjithshme e mendikamenteve të kontrabanduara është 688 pako të llojeve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat