Aktakuzë për policin që vrau punëtorin e kazinosë

Prizreni

Aktakuzë për policin që vrau punëtorin e kazinosë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:12
Kazinoja

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh.S., për veprat penale: “Vrasje e rëndë” dhe “Manipulim me prova” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Sh.S., me datë 17 mars të këtij viti në Suharekë në një kazino e cila gjendet në rrugën e Reshtanit me qëllim të fitimit të dobisë pasurore me dashje dhe në mënyrë dinake privon nga jeta J. A., punëtor i kazinosë.

“Në këtë mënyrë, i akuzuari pasi qëndron në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e J.A., në mënyrë dinake e nxjerr armën-pistoletën e markës ,’Glock”’ të cal. 9x19mm., të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër   shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, me ç’rast viktima vdes si pasojë e plasaritjes dhe gjakderdhjes së brendshme në kokë”, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë së Prizrenit.

Sipas komunikatës  i akuzuari Sh.S., pas kryerjes së vrasjes, hyn në dhomën ku kanë qenë të vendosura pajisjet e kamerave të kazinosë shkatërron, dëmton dhe fsheh provat me qëllim të pa mundësimit të shfrytëzimit të dëshmive në procedurë zyrtare.

Kështu, i merr dy shtëpiza të kompjuterit duke i larguar dhe demoluar kabllot, dy UPS, dhe të gjitha këto i vendos në bagazhin e automjetit të cilën e kishte parkuar prapa kazinosë, dhe pas largimit këto dëshmi i hudh në lumin Taplluha në dalje të fshatit Neprebisht-Komuna e Suharekës.

Me këtë ka kryer kryerën veprën penale “Manipulim me prova”.

I akuzuari, gjendet në paraburgim nga data 17.03.2019, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, si dhe ka propozuar që si dënim plotësues të akuzuarit t’i konfiskohet automjeti i markës ,,Audi” A3, ngjyrë e zezë, me të cilin automjet ka bartur dhe fshehur dëshmitë e veprës penale të kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat