Komuna e Prizrenit dhe Caritas Kosova nënshkruan kontratë për shërbime shëndetësore

Prizreni

Komuna e Prizrenit dhe Caritas Kosova nënshkruan kontratë për shërbime shëndetësore

Nga: A.SH Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:59
Pamje nga takimi

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe Caritas Kosova kanë nënshkruar kontratën për shërbime të reja shëndetësore për qytetarët e kësaj komune.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, anë të kësaj kontrate, tani e tutje do të kemi numër të mjaftueshëm të personelit mjekësor për të ofruar shërbime shëndetësore me anë të vizitave shtëpiake.

“Sot nënshkruam kontratën me Caritas Kosova për shërbime të reja shëndetësore për qytetarët e komunës sonë.

Me anë të kësaj kontrate, tani e tutje do të kemi numër të mjaftueshëm të personelit mjekësor për të ofruar shërbime shëndetësore me anë të vizitave shtëpiake.

Projekti parasheh realizimin e rreth 9,500 vizita shtëpiake dhe ofrimin e mbi 70,000 shërbimeve shëndetësore, për personat që janë në gjende të rëndë shëndetësore dhe kanë vështirësi që t'i vizitojnë qendrat shëndetësore.

Tani do të fillojmë me krijimin e bazës së të dhënave për identifikimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë shërbim, dhe më pas nga dita e parë e muajit korrik do të fillojmë me vizitat shtëpiake”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Image

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat