KFOR ka një njoftim të rëndësishëm për banorët e Zhurit të Prizrenit

Prizreni

KFOR ka një njoftim të rëndësishëm për banorët e Zhurit të Prizrenit

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 09:09
Ilustrim

KFOR ka bërë të ditur se të hënën me datë 24 qershor me njësitet e veta do të kryej një ushtrim në teren në Rajonin e Komunës së Prizrenit, përkatësisht në afërsi të fshatit Zhurë.

Në këtë ushtrim, përveç pjesëmarrjes së njësive ushtarake do të ketë edhe mjete të ushtrisë përfshirë edhe helikopter.

Sipas KFOR-it, ky ushtrim nuk do të pengoj rrjedhën normale të qytetarëve.

“Andaj ju informojmë me kohë për këtë ushtrim ushtarak, në mënyre që qytetarët e rajonit të V’rrinit dhe banorët e Zhurit të mos shfaqin ndonjë habi apo diçka tjetër. Ju lusim që për cdo paqartësi të kontaktoni me policinë dhe nëse shihni shenja të KFOR-it në rrugë apo ndonjë pengesë me mirëkuptim kërkojmë që ato të respektohen nga ana Juaj”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Policia e Kosovës do të jetë në vëzhgim të këtij aktiviteti dhe do të ofroj shërbime për cdo kërkesë të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat