Maturantët e Prizrenit dhe Gjakovës përfundojnë pjesën e dytë të Testit të Maturës - Bota Sot
Maturantët e Prizrenit dhe Gjakovës përfundojnë pjesën e dytë të Testit të Maturës

Prizreni

Maturantët e Prizrenit dhe Gjakovës përfundojnë pjesën e dytë të Testit të Maturës

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), pas takimit të rregullt, ku ka analizuar raportet e ardhura nga terreni pas përfundimit të ditës së tretë, të pjesës së dytë të provimit të Maturës Shtetërore, e cila është mbajtur në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës  ka vlerësuar se, procesi i testimit në përgjithësi ka shkuar mirë.

Komisioni, në bazë të raporteve të pranuara nga  regjioni në të cilin maturantët sot i janë nënshtruar Testit të Maturës, ka mbledhur edhe të dhënat lidhur me gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, ku në bazë të këtyre të dhënave, rezulton se për shkak të mospërfilljes së rregullave të testimit,  janë përjashtuar nga procesi 10 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat.

KShM po ashtu, ka inicuar masa diciplinore sipas legjislacionit në fuqi ndaj 1 administruesi.

Komisioni Shtetëror i Maturës,  falënderon Drejtoritë Komunale të Arsimit, Policinë e Kosovës, komisionerët, administruesit, monitoruesit dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në proces për përgatitjet e duhura për këtë provim shtetëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...