Haskuka: Prodhimtaria është njëra ndër prioritetet kryesore të qeverisjes sonë

Prizreni

Haskuka: Prodhimtaria është njëra ndër prioritetet kryesore të qeverisjes sonë

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:32
Mytaher Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se sot kanë shpërndarë mjetet e punës për prodhimin e mjaltit për 16 bletarë përfitues nga projekti i përbashkët mes Komunës së Prizrenit dhe Caritasit Zviceran.

Postimi në Facebook:

Prodhimtaria është njëra ndër prioritetet kryesore të qeverisjes sonë dhe në këtë drejtim sot kemi shpërndarë mjetet e punës për prodhimin e mjaltit për 16 bletarë përfitues nga projekti i përbashkët mes Komunës së Prizrenit dhe Caritasit Zviceran.

Gjithashtu, përveç furnizimit me këto mjete, përfituesit do të kenë edhe mundësinë e trajnimit dhe këshillimit për të mësuar më shumë se si duhet të përdoren këto mjete dhe cilat janë metodat më të mira për prodhimin e mjaltit.

Uroj që kjo mbështetje për bletarë, t'i inkurajojë ata në më shumë angazhim në punë, në mënyrë që krahas gjenerimit të të ardhurave për familjet e tyre, ta rrisin edhe nivelin e prodhimtarisë të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat