Në Prizren pacientët me sëmundje kronike do të kenë mundësi t'i kryejnë kontrollet mjekësore nga shtëpitë e tyre

Prizreni

Në Prizren pacientët me sëmundje kronike do të kenë mundësi t'i kryejnë kontrollet mjekësore nga shtëpitë e tyre

Nga: A.SH Më: 1 korrik 2019 Në ora: 12:28
Foto

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se nga sot pacientët me sëmundje kronike do të kenë mundësi t'i kryejnë kontrollet mjekësore nga shtëpitë e tyre, duke u shërbyer nga shërbimi i Kujdesit Paliativ.

“Të gjithë pacientët me sëmundje kronike dhe që janë në fazën terminale, nga sot do të kenë mundësi t'i kryejnë kontrollet mjekësore nga shtëpitë e tyre, duke u shërbyer nga shërbimi i Kujdesit Paliativ.

Personat që nuk janë në databazën e këtij shërbimi dhe kanë nevojë të përfitojnë nga ky shërbim, mund të lajmërohen në çdo kohë tek numrat e telefonit 045 300 723 dhe 045 300 726.

Shëndeti i qytetarëve është prioritet”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat