Anton Quni pranon zyrtarisht detyrën, befason me fjalët për Driton Selmanajn

Prizreni

Anton Quni pranon zyrtarisht detyrën, befason me fjalët për Driton Selmanajn

Nga: A.Zh Më: 1 korrik 2019 Në ora: 12:49
Anton Quni ka pranuar detyrën nga kryetari i deritanishëm Haxhi Avdyli

Anton Quni ka marrë sot detyrën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. Ai ka pranuar detyrën nga kryetari i deritanishëm Haxhi Avdyli.

E Quni ka falënderuar ata që i kanë dhënë votën për të udhëhequr LDK-në në këtë komunë, duke thënë se është nder i madh dhe përgjegjësi e obligim për të punuar me zell e përkushtim për ngritjen e kësaj partiw në Prizren.

Ai ka pasur lëvdata edhe për delegatët që votuan rivalin e tij Driton Selmanajn, teksa ka theksuar se atij dhe LDK-së i duhet edhe mbështetja e tij, me vlerat dhe kapacitetin intelektual dhe profesional që ai posedon.

Postimi i plotë i Anton Qunit:

Ne zyret e LDK ne Prizren, sot, kolegu Haxhi Avdyli ma dorezoj detyren e kryetarit te deges se LDK-së.

Me kete rast dua te falenderoj edhe njehere te gjithe veprimtaret e aktivistet e devotshëm te LDK'së, secilin delegat qe me ka dhene besimin per te udhehequr me degen, ne kater vitet e ardhshme.

Besimi juaj, per mua do te thote nder i madh, por edhe pergjegjesi e obligim per te punuar me zell e perkushtim per ringritjen e LDK-se ne Prizren.

Respekt dhe vleresim edhe per delegatet qe votuan rivalin, mikun dhe kolegun tim, Driton Selmanaj.

Siç edhe u kam premtuar pergjat gjithe procesit zgjedhor ne takimet qe kam zhvilluar pothuajse me secilin prej jush veç e veç apo takimet qe kemi mbajtur ne grupe te vogla, dhe ashtu siç ua thash edhe para votimit ne Kuvend, mua dhe LDK-së na duhet angazhimi e mbeshtetja e Dritonit me gjithe kapacitetin intelektual dhe profesional qe posedon dhe me vlerat e larta qe ai perfaqeson.

Se bashku me te, dhe gjithe koleget bashkepartiak, perkrah njeri tjetrit, do te rrugetojme diteve, javeve e kater viteve ne vijim, duke e bere edhe te pamunduren te mundur, qe ta sjellim degen e LDK-se se Prizrenit ne vendin e saj meritor.

Por, per ta arritur suksesin e deshiruar, kam nevojë edhe per angazhimin e secilit nga ju delegat te nderuar, si dhe per secilin aktivist e veprimtarë te devotshem te LDK-së.

Partise tone e mua, na nevoiten te gjithe njerezit qe besojne dhe i perqafojne vlerat e demokracise moderne te cilat i perfaqeson LDK-ja, kemi nevoje per gatishmerin e me shume burrave e grave, djemve e vajzave te reja, qe jane te gatshem te marrin pergjegjesi e te angazhohen qe te punojne me perkushtim ne teren, ne nendege, fshatra e qytet, te dalim se bashku e te prekim cdo zone urbane e rurale te komunes se Prizrenit, te vejme kontakt me cdo qytetar, per t'ua thene se tek ne ka vend per te gjithe ata qe besojne ne LDK.

Prioritet do ta kemi zgjuarjen e elektoratit tone te fjetur. Prandaj, ne do tu trokasim ne dere, jo vetem njerezve tane qe aktualisht jane aktiv, por edhe atyre qe mund te jene ndier te anashkaluar apo harruar nga ne, do te perqojme tek te gjithe mesazhin se duhet te na bashkohen me vullnetin e tyre te mire, per ta realizuar synimin tone te perbashket, rikthimin e madh te LDK se ne Prizren e Kosove.

Diteve ne vijim, do te fillojme angazhimin tone te perbashket per te hartuar platformen per rrugetim ne katervjecarin e ardhshem.

Andaj, edhe njehere, duke ju falenderuar per besimin qe me keni dhene, ju ftoj te gjitheve per bashkepunim, frymë pozitive, pajtim e lenje anash te hatermbetjeve dhe per angazhim maksimal per familjen tone te perbashket - LDK-në.

Vetem se bashku mund te ja dalim.

Zoti ju bekoftë e na priftë e mbara!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat