Prizreni shpalos vizionin dhe projektet para investitorëve potencialë

Prizreni

Prizreni shpalos vizionin dhe projektet para investitorëve potencialë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 07:13
Ilustrim

Sot në ditën e dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, të organizuar nga Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën Germin, në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren do të mbahen prezantimet dhe panelet e diskutimit me tema të ndryshme.

Të pranishëm do të jenë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe lokale, përfaqësues nga 60 biznese nga diaspora dhe vendet e tjera, si dhe përfaqësues të bizneseve vendore.

Në këtë forum si të parin e këtij lloji në nivel lokal, Komuna e Prizrenit sot do të prezantojë vizionin dhe projektet kapitale për investitorët potencialë të këtij qyteti.

Disa nga projektet që do të prezantohen janë: Parqet e Biznesit (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve) & Zona Ekonomike; Vizioni për Reciklimin dhe Ngrohtoren e Qytetit, Strategjia e Turzimit (Projekti i Teleferikut), Reforma në Shërbimet Administrative (One Stop Shop), etj.

Ndërsa në pjesën e dytë organizohen 3 panele të cilat do të mbahen në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ish-kampi i KFOR-it Gjerman).

Në këto panele të diskutimit do të trajtohet ambienti biznesor në Kosovë, potenciali i Diasporës, dhe mundësitë e krijimit të urave bashkëpunuese për investime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat