Përmbyllet forumin treditor të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit në Prizren

Prizreni

Përmbyllet forumin treditor të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit në Prizren

Nga: A.SH Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:28
Foto

Në Prizren është mbajtur forumin treditor për Bashkë-Investime dhe Rrjetëzim nga Zyra Koordinuese për Diasporën.

Kjo zyre ka për qëllim të krijojë kontakte me diasporën dhe investitorë të huaj, të ofrojë informacione për partneritete publiko-private, për bizneset lokale, si dhe për projektet kapitale dhe aktivitetet për rrjetëzim.

Postimi në Facebook:

Me prezantimin e Zyres Koordinuese për Diasporën sot e përmbyllëm forumin treditor të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit.

Kjo zyre ka për qëllim të krijojë kontakte me diasporën dhe investitorë të huaj, të ofrojë informacione për partneritete publiko-private, për bizneset lokale, si dhe për projektet kapitale dhe aktivitetet për rrjetëzim.

Gjatë ditës së sotme u mbajtën edhe takimet B2B për krijimin e mundësive për bashkëpunim mes bizneseve vendore dhe atyre në diasporë, ndërkaq pjesëmarrësit i njoftuam edhe për mundësitë që i ofron Parku i Biznesit si dhe prezentuam shembuj të investimeve të huaja në qytetin tonë.

Falenderoj organizatën Germin dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij forumi, i cili ka hapur kanalet e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre të diasporës, me qëllim të gjenerimit të të ardhurave dhe punësimit në Prizren.

Bashkërenditemi për të krijuar të ardhmen e qytetit tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat