Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 19 vjeçares së zhdukur në Prizren

Prizreni

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 19 vjeçares së zhdukur në Prizren

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 16:00
Elma Morina

Me datë 11 maj 2018 në Stacionin Policor Prizren është iniciuar rasti “Person i zhdukur” në bazë të deklaratave të familjarëve të cilët thonë se viktima Elma Morina nga Prizreni i vitlindjes 05.07.2000 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin ku ndodhet.

Sipas familjareve  te viktimës  e njëjta herë pas here ka komunikuar  me familjaret e saj  përmes rrjeteve sociale,  mirëpo tash kohëve te fundit nuk ka komunikim fare.

Hetuesit Rajonal me qëllim të pranimit të informatave nga qytetarët, informata të cilat do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së personit të zhdukur, kanë siguruar Urdhëresë me shkrim  nga Prokuroria për të bërë publike të dhënat dhe fotot e personit  të zhdukur.

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192 rreth vendndodhjes së peronit me të dhënat dhe foton si në vijim:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat