Lumbardhi i Prizrenit i mbushur përplotë me mbeturina, flet komuna - Bota Sot
Lumbardhi i Prizrenit i mbushur përplotë me mbeturina, flet komuna

Prizreni

Lumbardhi i Prizrenit i mbushur përplotë me mbeturina, flet komuna

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 18:31
Lumbardhi i Prizrenit i mbushur përplotë me mbeturina

Lumi “Lumbardh” në qytetin e Prizrenit që është edhe ndër bukuritë më të mëdha të këtij qyteti është mbushur mbeturina nga hedhja e papërgjegjshme e tyre si dhe nga derdhja e ujërave të zeza.

Express ka kontaktuar me Drejtorinë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit rreth kësaj çështje. Sektori i Mjedisit, i cili është një sektor i veçantë brenda kësaj Drejtorie në planin e saj vjetor parasheh ndër të tjerash edhe pastrimin e shtratit Lumbardhi dhe mirëmbajtjen e tij të rregullt.

Deri me 8 shkurt të këtij viti mirëmbajtja është bërë nëpërmjet kontratës “Mirëmbajtja verore, dimërore, fshirja, larja e rrugëve në qytetin e Prizrenit”. Pas kësaj janë hapur procedurat e prokurorimit për kontratë të re, por kontrata akoma nuk është nënshkruar për shkaqe të ndryshme procedurale në prokurorim, gjë e cila edhe ka shkaktuar gjendjen e tanishme të lumit.

“Tani, meqenëse jemi në fazën e sezonit turistik dhe në kohën e zhvillimeve të shumë aktiviteteve kulturore, DShP ka filluar të ndërmerr aktivitete për pastrimin e shtratit, pavarësisht kontratës në fjalë”, thotë Lis Dombari, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Prizrenit.

Për hedhje të mbeturinave parashihen edhe gjoba mandatore komunale, gjoba të cilat përfshihen në Ligjin për mbeturina. Por si duket këto gjoba nuk kanë pasur efektin e dëshiruar pasi që hedhjet e mbeturinave kanë vazhduar.

Image

Sa i përket problematikës së derdhjes së ujërave të zeza në Lumbardh, Komuna e Prizrenit ka implementuar projektin për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

“Në këtë projekt përfshihet që derdhja e ujërave të zeza të kanalizohen në gypa të veçantë, ku rrjeti i shtrirjes së tyre në qytet tanimë ka përfunduar”, thotë Dombari. “Ky projekt konsiderohet të jetë njëri ndër projektet më të mëdha në Kosovë dhe pritet të hyj në funksion gjatë këtij viti”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...