Universiteti i Prizrenit nuk e pranon vendimin e KSHC-së - Bota Sot
Universiteti i Prizrenit nuk e pranon vendimin e KSHC-së

Prizreni

Universiteti i Prizrenit nuk e pranon vendimin e KSHC-së

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:08
Ilustrim

Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) për mos akreditimin e Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, për udhëheqësit e këtij institucioni është i pa pranueshëm.

Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) për mos akreditimin e Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, për udhëheqësit e këtij institucioni është i pa pranueshëm.

“Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit “Ukshin Hoti” pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marr për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e Universitetit të Prizrenit.

Komunikata e Rektoratit të Universitetit të Prizrenit:

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren po i përcjell me shqetësim lajmet që po qarkullojnë në media për mos akreditimin institucional për një vit.  Jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për përmbajtjen e vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Pas marrjes së njoftimit zyrtar do të dalim me një qëndrim përkitazi me situatën e krijuar.

Studentët e tanishëm të UPZ-së nuk duhet të shqetësohen.

Një vendim i tillë është i papranueshëm. Universiteti do të veprojë në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore. Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit “Ukshin Hoti” pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marr për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...