Haskuka: Ata që e votuan Specialen e quajnë padrejtësi, ja ku gaboi Haradinaj

Prizreni

Haskuka: Ata që e votuan Specialen e quajnë padrejtësi, ja ku gaboi Haradinaj

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 18:16
Mytaher Haskuka dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Prizrenit dh njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, tha se ata që e votuan Gjykatën Speciale tash thonë se është bërë padrejtësi për Haradinajn, ndërsa edhe për kryeministrin në dorëheqje tha se ka gabuar.

“Ata që kanë votuar Gjykatën Speciale tash po thonë padrejtësi. Pse e votuat këtë padrejtësi? Nalni se u bonët horr, e Kosovën po e boni rezil. Më të padrejtë se ju s'ka!”, shkroi Haskuka.

Duke e nënkuptuar për PDK-në, Haskuka tha se Haradinaj gaboi që bëri koalicion me ta dhe se tradhtoi votuesit në rastin e demarkacionit.

“Ramushi ka gabuar kur shkoi me ju, e iu bashkua kapjes së shtetit, në nepotizëm e korrupsion. Madje bëri padrejtësi ndaj votuesve të vetë kur e kaloi Demarkacionin. E për këto arsye është dashur të jep dorëheqje”, vijoi Haskuka.

Ai shtoi se është koha që të vendosim vetë për qeverisjen e Kosovës dhe jo të jemi të ndikuar nga të huajt e sipas tij kriteri duhet të jetë programi qeverisës, e jo ndarja e posteve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat